Një qytetar ka denoncuar gjendjen shqetësuese të banjove publike në plazhin e Velipojës, duke e cilësuar situatën si të papranueshme në prag të sezonit veror.
Sipas tij, zona është tashmë e frekuentuar nga turistë të shumtë, përfshirë edhe të huaj, por mungesa e mirëmbajtjes dhe investimeve nga ana e bashkisë po krijon një imazh negativ për destinacionin turistik.
Ai thotë se plazhi është plot me turistë të huaj dhe vendas, por bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë masë për përgatitjet e sezonit.
Qytetari i bën thirrje kryebashkiakut Benet Beci që të marrë masa të menjëhershme për pastrimin e banjove publike pasi aktualisht mungojnë kushtet dhe shërbimet bazë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje ju kerkoj ndjes per pamjet po te lutem beje nje postim ndoshta i bie ndermend bashkis me ven dor ne banjot publike ne velipoj plazhi eshte plot me turista te huaj qe qytetar vendas bashkia nuk leviz fare per pregaditjet e sezonit katastrof
