Një ditë para atentatit ku humbën jetën Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, çifti kishte organizuar një aktivitet të veçantë në fshatin Koljakaj, në shenjë të harmonisë fetare dhe bashkëjetesës komunitare.
Prej katër vitesh, Kreshnik Mujeci kishte kthyer në traditë festimin e Shën Markut së bashku me bashkëfshatarët, pranë kryqit të vendosur në malin e zonës, duke mbledhur banorë të shumtë në një atmosferë bashkimi dhe respekti reciprok.
Ky aktivitet, i zhvilluar vetëm një ditë para ngjarjes tragjike, kishte shërbyer si një moment bashkimi për komunitetin lokal, duke e bërë edhe më të rëndë humbjen e çiftit Mujeci në atentatin e ndodhur në Lezhë.