Qytetarët shqiptarë vijojnë të përballen me vështirësi në përdorimin e portalit qeveritar e-Albania, përmes të cilit ofrohen edhe shërbimet për pajisjen me certifikata personale.
Sipas një qytetari që i është drejtuar redaksisë tonë, ky shërbim nuk funksionon që prej ditës së shtunë, duke krijuar pengesa të konsiderueshme për përdoruesit.
Ai u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt për të normalizuar situatën, pasi këto vonesa po u shkaktojnë probleme serioze, veçanërisht në përmbushjen e afateve të kërkuara nga autoritetet e huaja.
Pavarësisht fondeve të konsiderueshme që shpenzohen përmes tenderave për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e këtyre shërbimeve, sistemi vijon të shfaqë mangësi, duke lënë shpesh qytetarët pa zgjidhje në momente të rëndësishme.
