Zhduket pa gjurmë shqiptari në Bari, familja në alarm pas një jave pa kontakt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.04.2026, 09:56

Një 37-vjeçar shqiptar Florind Luka, rezulton i zhdukur prej disa ditësh, duke ngritur shqetësim të madh te familjarët e tij.

Sipas informacioneve, ai është parë për herë të fundit të mërkurën, më 22 prill, rreth orës 10:00, në daljen doganore të portit të trageteve në Bari. Që prej asaj dite, familja ka humbur çdo kontakt me të.

Florind Luka është i gjatë 180 cm, me flokë kafe të çelët dhe mjekër të shkurtër. Ai ka sy kafe dhe zakonisht mban syze dielli.

Mësohet se ai udhëtonte me një automjet tip “Golf 5 Plus”, me targë DE046DH.

Familjarët bëjnë me dije se kanë bërë tashmë kallëzim për zhdukjen e tij dhe apelojnë për ndihmë nga qytetarët. Kushdo që ka informacion ose mund ta ketë parë, lutet të kontaktojë menjëherë numrin e emergjencës 112.

Florindi është baba i dy fëmijëve dhe familja e tij në Shkodër ndodhet në një gjendje të rëndë emocionale, pas më shumë se një jave pa asnjë lajm prej tij.

Çdo informacion mund të jetë jetik.

Mesazhi i familjarëve:

SHPËRNDAJENI SA MË SHUMË QË TË JU LUTEM Personi i zhdukur quhet Florind Luka, 37 vjeç. Herën e fundit që është parë ishte në daljen doganore të portit të trageteve të Barit, të mërkurën, më 22 prill, rreth orës 10:00.

Pothuajse gjithmonë mban syze dielli, Flokë kafe të çelët me mjekër të shkurtër. Gjatësi rreth 180 cm. Sy kafe/kafe. Udhëtoni me Golf 5 plus, targë gri të çelët DE046DH

Është paraqitur një raport zhdukjeje, kështu që nëse dikush e sheh, kontaktoni 112

Te lutem shperndaje. Ka nje jave qe familja ka humbur kontaktet me Florindin dhe eshte baba i dy femijeve! Jemi ne hall te madh! Ka disa dite qe nuk ka kontakt me familjen ne Shkoder

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit