Pse duhet ta hiqni ‘maskën’ nga telefoni gjatë mbushjes të baterisë?

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.04.2026, 09:41

Shumica e përdoruesve nuk e heqin kurrë mbrojtësen (maskën) nga telefoni i tyre, madje as kur ai është duke u karikuar për orë të tëra.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se kjo është një nga zakonet më të këqija për pajisjen, sepse mund të ndikojë në mbinxehje dhe të shkurtojë jetën e baterisë.

Problemi nuk qëndron te vetë maska, por te fakti që ajo e bllokon shpërndarjen e nxehtësisë.

Gjatë karikimit, telefoni normalisht ngrohet, ndërsa maska e pengon ftohjen e tij.

Kjo mund të çojë në rritje të temperaturës së brendshme dhe stres për baterinë.

Ekspertët këshillojnë që, sidomos gjatë karikimit të gjatë, telefoni të hiqet nga maska për të lejuar ftohje më të mirë dhe për të shmangur dëmtimet afatgjata të baterisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit