Kreu i SPAK, Klodian Braho, pritet të raportojë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me aktivitetin vjetor të institucionit që drejton.
Seanca dëgjimore është planifikuar të mbahet më 27 prill 2026, në orën 10:00, ku Braho do të paraqesë përpara anëtarëve të KLP-së një përmbledhje të punës së kryer gjatë vitit 2025.
Sipas njoftimit zyrtar, raportimi realizohet në zbatim të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fuqi për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në vend, në kuadër të raportimit periodik mbi performancën dhe ecurinë e institucionit.