Alarm në Britani: Një person diagnostikohet me kancer çdo 80 sekonda!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2026, 00:54

Një raport i fundit ka ngritur alarmin në Mbretërinë e Bashkuar, ku ritmi i diagnostikimit të kancerit ka arritur nivele rekord: një person merr këtë diagnozë çdo 80 sekonda.

Sipas të dhënave të publikuara nga 'Cancer Research UK', mbi 403 mijë persona diagnostikohen çdo vit me këtë sëmundje. Rritja lidhet kryesisht me plakjen e popullsisë, por edhe me faktorë të tjerë si obeziteti.

Ndërkohë, sistemi shëndetësor britanik, NHS, po përballet me vështirësi serioze për të përballuar fluksin në rritje të pacientëve. Koha e pritjes për trajtim ka arritur ndër më të lartat në histori, duke vënë në rrezik edhe përparimin e bërë ndër vite në uljen e vdekjeve nga kanceri.

Raporti thekson se mbi 107 mijë pacientë kanë pritur më shumë se 62 ditë për të nisur trajtimin vetëm gjatë vitit 2025. Ndërkohë, përqindja e rasteve të kapura në faza të hershme ka mbetur pothuajse e pandryshuar.

Edhe pse normat e mbijetesës janë përmirësuar ndjeshëm krahasuar me dekadat e kaluara, ekspertët paralajmërojnë se ky progres mund të ndalet nëse nuk rriten investimet dhe burimet për trajtimin e sëmundjes.

Organizatat shëndetësore bëjnë thirrje për më shumë staf të specializuar, pajisje moderne dhe zgjerim të programeve të depistimit, në mënyrë që diagnozat të bëhen më herët dhe trajtimi të nisë në kohë.

Ky zhvillim vjen si një sinjal i fortë alarmi për një nga sistemet më të mëdha shëndetësore në botë, duke treguar se beteja ndaj kancerit mbetet ende një sfidë e madhe globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit