Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në zonën e Çardhakut, në Moravë të Korçës, duke rikthyer vëmendjen te e zhdukjeje të raportuar disa muaj më parë.
Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se viktima rezultonte i humbur prej rreth 6 muajsh, ndërsa trupi është zbuluar nga banorë të zonës.
Burime paraprake bëjnë të ditur se personi i ndjerë është identifikuar dhe dyshohet se jetonte si endacak. Nga kqyrja paraprake në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune në trup.
Trupi është transportuar drejt morgut të spitalit të Korçës, ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë për të përcaktuar shkakun dhe kohën e saktë të vdekjes.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij rasti.