Pamje surreale nga të shtënat SHBA: I ftuari vijon të hajë i qetë, e ftuara merr shishet

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2026, 22:05

Momente kaotike dhe të pazakonta u regjistruan gjatë darkës së përvitshme të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, një event prestigjioz që këtë herë u shoqërua me panik pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri.

Teksa të pranishmit u përfshinë nga frika dhe nisën të largoheshin me nxitim duke kërkuar strehim, dy skena të pazakonta kanë bërë xhiron e rrjetit dhe po cilësohen si “surreale”.

Në njërën prej pamjeve, një burrë shihet i ulur në tavolinë duke vazhduar të hajë i qetë, sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Ndërsa rreth tij njerëzit lëvizin në panik, ai merr një kafshatë tjetër me qetësi, duke dhënë një kontrast të fortë mes kaosit dhe indiferencës së tij totale.

Në një tjetër moment që ka tërhequr vëmendjen, një grua, teksa të gjithë përpiqen të largohen, ndalet për të marrë me vete një shishe shampanjë dhe një shishe verë përpara se të evakuohet. Një veprim që ka shkaktuar reagime të shumta dhe komente ironike në rrjet.

Pamjet nga kjo ngjarje kanë bërë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke e kthyer këtë episod në një nga momentet më të çuditshme të regjistruara ndonjëherë në këtë event.

Mes panikut dhe të shtënave, këto dy reagime tërësisht të kundërta kanë krijuar një tablo që shumë e përshkruajnë me një fjalë të vetme: surreale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit