Aksident tragjik në Tiranë: Përplasen dy makina tek Ura e Çerkezës, humb jetën 42-vjeçari

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2026, 18:27

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si Ura e Çerkezës.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:45, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes së fortë, ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjeteve, shtetasi Q. T., rreth 42 vjeç.

Ndërkohë, drejtuesja e automjetit tjetër, shtetasja A. P., është shoqëruar në Komisariat, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

JOQ Albania ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga dëshmitarë okularë, që tregojnë momentet pas aksidentit të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit