Po ktheheshin në shtëpi, burrë e grua u vranë me mbi 30 plumba

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 16:55

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me atentatin e ndodhur ditën e sotme në Lezhë, ku një burrë dhe bashkëshortja e tij humbën jetën brenda automjetit të tyre.

Mësohet se ndaj mjetit janë qëlluar më shumë se 30 plumba dhe se autorët kanë qenë të organizuar dhe kanë përdorur dy automjete, tip “Polo” dhe “Passat” për të kryer sulmin. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta larg banesës së viktimave, teksa 39-vjeçari Kreshnik dhe bashkëshortja e tij Gentjana Mujeci po ktheheshin drejt shtëpisë.

Drejtuesi i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka konfirmuar se automjeti është goditur me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Nga informacionet e deritanishme rezulton se Kreshnik Mujeci ishte arrestuar në tetor 2017, i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Genci Mhillajt në Shkodër, për veprën penale “vrasje me paramendim” në bashkëpunim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit