Atentati me 2 të vrarë në Lezhë! Viktimat bllokohen brenda “Audit Q7”, mbërrijnë zjarrfikëset

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 15:38

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Balldre të Lezhës ditën e sotme.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se dy gra kanë mbetur të vrara nga breshëria e plumbave teksa lëviznin me një mjet tip “Audi Q7” me xhama të zi në këtë zonë.

Mësohet se një mjet tip “Polo” dhe një “Passat” kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre dhe janë larguar në drejtim të Torovicës.

Mjeti ka mbetur i bllokuar dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit për të nxjerrrë trupat e pajetë nga makina.

Ngjarja ka ndodhur në mes të ditës ndërkohë që në rrugë ka patur edhe mjete të tjera duke lëvizur dhe kjo ka shkaktuar frikë të madhe te qytetarét.

Pritet njoftimi i policisë për më shumë detaje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit