Këputet kablloja e lodrës në 90 metër lartësi, plagosen katër persona në Sevilje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 14:50

Katër persona kanë mbetur të plagosur pasi një kabllo u këput në ajër gjatë në një panair në Spanjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes, më 24 prill, rreth orës 20:20, në atraksionin “Steel Max” gjatë Panairit të Seviljes.

Sipas Shërbimit të Emergjencave të Seviljes, të plagosurit pësuan lëndime të lehta. Dy prej tyre, që ndodheshin në kapsulën e lodrës, u dërguan në një qendër shëndetësore për kontrolle të mëtejshme, ndërsa dy të tjerët u trajtuan në vendngjarje.

Atraksioni i tipit “slingshot” hedh një kapsulë me dy vende në një lartësi rreth 90 metra me shpejtësi të lartë. Gjatë funksionimit, njëra prej kabllove metalike u këput, duke bërë që kapsula të bjerë dhe të përplaset me forcë, ndërsa më pas mbeti e varur në ajër. Dy fëmijë ndodheshin brenda saj në momentin e incidentit dhe u panë në gjendje paniku.

Përveç dy të miturve në lodër, edhe dy persona të tjerë në tokë u plagosën, dyshohet si pasojë e mbetjeve apo goditjes nga struktura.

Zjarrfikësit dhe shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë, duke evakuuar të lënduarit dhe duke rrethuar zonën për siguri. Të gjithë të plagosurit raportohet se janë në gjendje të qëndrueshme.

Policia vendore dhe ajo kombëtare kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e defektit teknik, përfshirë kontrollin e dokumentacionit dhe standardeve të sigurisë së pajisjes.

Panairi i Seviljes, i njohur si “Feria de Abril”, është një nga ngjarjet më të mëdha tradicionale në Spanjë dhe tërheq çdo vit mijëra vizitorë me aktivitete festive dhe lodra të shumta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit