Një alarm për bombë te një qendër tregtare në autostradën Tiranë-Durrës është dhënë mesditën e sotme.
Mësohet se një email ka mbërritur në e-mailin e shefit të sigurisë të qendrës tregtare.
Për arsye sigurie, janë evakuuar të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Forcat e sigurisë dhe policia po kontrollojnë ambientet, por deri tani nuk është kontaktuar për lëndë të dyshimta.
Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme u lëshua alarmi për bombë në qendrën tregtare që ndodhet në rrugën e Toptanëve.