Po shkonin për eskursion në Zvërnec, autobusi me nxënës del nga rruga

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 13:48

Një incident është shënuar paraditen e sotme në zonën e Zvërnecit, në rrugën "Sazani", pranë Manastirit të Zvërnecit. Rreth orës 11:30, një autobus që transportonte nxënës për një eskursion në Manastir ka hasur vështirësi në lëvizje për shkak të ngushtësisë së rrugës. Autobusi ishte në përpjekje për të kaluar një mjet tjetër të tonazhit të rëndë, kur ndodhi ngjarja.

Gjatë një tentative për t'u shkëmbyer me mjetin tjetër, autobusi ka dalë pjesërisht nga karrexhata dhe ka mbetur i bllokuar, duke krijuar probleme në qarkullimin e trafikut në atë pjesë të rrugës. Autoritetet lokale kanë shkuar në vendngjarje dhe janë angazhuar për të zgjidhur situatën.

Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, dhe për momentin po punohet intensivisht për nxjerrjen e autobusit nga zona e bllokuar. Autoritetet kanë siguruar se po bëhen përpjekje për të normalizuar qarkullimin dhe për të shmangur bllokimet e mëtejshme në rrugë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit