Në spitalin “modern” të Korçës myku, lagështira dhe papastërtia janë në simbiozë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2026, 13:18

Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë duke denoncuar gjendjen brenda Spitalit të Korçës, ku kushtet aktuale lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk përmbushin standardet e duhura higjieno-sanitare.

Në raportimin e tij, qytetari shprehet se në ambientet ku kryhen grafitë ka probleme të shumta që lidhen me mirëmbajtjen dhe pastërtinë. Ai thotë se muret janë të mykura dhe të dëmtuara, ndërsa në disa zona është e pranishme lagështia dhe suvaja e rënë.

Qytetari thekson se ambienti nuk i përngjan aspak një spitali “europian” e modern ashtu si ministrja e shëndetësisë, Evis Sala e reklamon dhe propagandon në rrjetet sociale.

Ai kërkon që institucionet përkatëse të marrin masa për përmirësimin e kushteve dhe mirëmbajtjen e ambienteve spitalore, duke theksuar se situata aktuale nuk është e denjë për një institucion shëndetësor.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Vendi ku behen grafite ne spitalin e korces , pastertia qartesia cilesia ska komente

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit