Digjet makina e gazetarit, Sami Curri: E qëllimshme, duan të më frikësojnë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 10:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Bulqizë, ku automjeti i gazetarit Sami Curri është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta. Makina ka qenë e parkuar pranë banesës së tij dhe është konstatuar në zjarr rreth orës 02:45, ndërsa banorët e zonës kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse.

Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, automjeti është djegur pothuajse plotësisht. Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur në mënyrë të qëllimshme, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

“Kjo gjë është e qëllimshme dhe synon të më dërgojë një mesazh për punën që bëj. Por dua t’u them se nuk do të më kërcënojnë apo frikësojnë dot, sepse për mua gazetaria është një mision në shërbim të interesit publik dhe do të vazhdoj pavarësisht gjithçkaje”, është shprehur gazetari Sami Curri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit