Trump pas të shtënave: Nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 09:27

Trump është shprehur tha se bazuar në informacionet e deritanishme, nuk mendon se të shtënat në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë lidhen me luftën në Iran, por shtoi se veprimet e tij ndaj Teheranit mund ta kenë kthyer në objektiv dhe nuk do të tërhiqet.

“Kur bën gjëra të tilla, bëhesh objektiv. Nëse nuk do t’i bëja ato, ndoshta do të isha shumë më pak objektiv, por jam i nderuar që jam,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse kishte ndonjë lidhje me këtë, me të vërtetë nuk mendoj kështu bazuar në atë që dimë.”

Presidenti solli në vëmendje se kjo nuk është hera e parë në dy vitet e fundit që një republikan është sulmuar nga një “vrasës i mundshëm”. Ai përmendi dy raste kur dikush ka tentuar ta vrasë para se të rizgjidhej president, përfshirë një tubim në Butler, Pensilvani, dhe një tjetër rast kur Trump po luante golf në Palm Beach, Florida.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit