Të shtënat në darkën e Trump, sulmi ndodhi aty ku u plagos Reagan 45 vite më parë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 26.04.2026, 08:57

Sulmi me armë në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë ka rikthyer kujtime të forta historike, pasi ndodhi në të njëjtin vend ku u qëllua Ronald Reagan 45 vite më parë. Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Donald Trump, i cili u largua menjëherë nga salla pas të shtënave, por raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja e vitit 1981 ndodhi më 30 mars, kur John Hinckley Jr. qëlloi ndaj Reaganit teksa ai po largohej nga një aktivitet në hotelin Washington Hilton. Ish-presidenti amerikan mbijetoi, por u plagos rëndë nga një plumb që i shkaktoi dëmtime serioze në kraharor dhe mushkëri.

Në atë sulm u plagosën edhe persona të tjerë, përfshirë zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë, James Brady, i cili pësoi dëmtime të rënda në tru dhe mbeti me pasoja të përhershme. Për këtë arsye, incidenti i fundit në të njëjtin vend ka shtuar ndjeshëm shqetësimin dhe simbolikën e përsëritjes së historisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit