Veliaj kryen ndërhyrjeje kirurgjikale në një spital privat

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2026, 23:12

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj, është transportuar në një spital privat ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Burime mediatike bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer nën masa sigurie, ndërsa pas përfundimit të saj, Veliaj është rikthyer sërish në ambientet e paraburgimit ku ndodhet prej disa kohësh.

Deri në këtë moment, nuk janë bërë publike detaje mbi gjendjen shëndetësore apo natyrën e operacionit.

Kujtojmë se Erion Veliaj u arrestua në shkurt të vitit 2025, ndërsa ndaj tij SPAK ka ngritur një sërë akuzash, ku përfshihen korrupsioni pasiv, pastrimi i parave, mosdeklarimi i pasurisë dhe shpërdorimi i detyrës.

Sipas dosjes hetimore, një pjesë e akuzave lidhen me përfitime të dyshuara të parregullta nga subjekte të ndryshme, të cilat më pas kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës.

Në hetim është përfshirë edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, e cila akuzohet për vepra të ngjashme, përfshirë korrupsionin pasiv, pastrimin e parave dhe fshehjen e të ardhurave.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacion shtesë lidhur me zhvillimet më të fundit në këtë çështje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit