Një orë pas publikimit në JOQ, policia zbarkon te ‘kantieri i ndërtimit’ brenda në det

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.04.2026, 15:39

Një shqetësim serioz për ndërhyrjet në vijën bregdetare të Radhimës është bërë publik nga redaksia e JOQ Albania, duke denoncuar një ndërtim të pazakontë në zonë, që po shtrihet deri në det.

Qytetarja e cila bashkëpunoi me ne duke dërguar edhe pamje nga kantieri, ku duket një objekt në ndërtim që, sipas denoncimit, po avanconte në mënyrë të dukshme drejt ujit, duke ngritur dyshime se “po ndërtohet brenda në det”. Ajo shprehu hapur shqetësimin e saj duke u shprehur se bënte çdo vit pushimet aty por kurrë nuk kishte pasur punime të tilla.

Mësohet se menjëherë pas publikimit të shqetësimit në JOQ, në zonë ka mbërritur edhe policia, e cila po verifikon situatën në terren dhe nëse objekti po ndërtohet në përputhje me ligjin dhe lejet përkatëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit