Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare, kësaj radhe për jetën e saj private.
Gazetari Erdis Deraci, duke raportuar drejtpërdrejt nga Italia në emisionin “Weekend” , ka bërë të ditura disa detaje rreth dasmës së mundshme të artistes.
Sipas tij, po qarkullojnë informacione se ceremonia e dasmës mund të mbahet këtë vit në Palermo, në rajonin e Sicilisë.
Ai theksoi se lajmi ka ngjallur interes të madh në Itali dhe se burimet lokale e konsiderojnë informacionin si të besueshëm.
“Duket sikur nga data 5 deri më 7 shtator do ta kemi këtë event të rëndësishëm. Diskutimet janë bërë më të thella dhe lajmi është bërë pothuajse zyrtar”, u shpreh Deraci.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga vetë këngëtarja apo përfaqësuesit e saj.