Kryeministri Albin Kurti iu ka treguar partive opozitare se ku mund t’i gjejnë tre emrat që ai po ua kërkon për President të vendit.
Kurti, pasi tha se LDK e vetme mund të propozojë një “gjysmë kandidati” dhe PDK “2/3 e një kandidati” për shkak të numrave të paktë në Kuvend, më pas tha se ato janë parti më të vjetra dhe që njohin figura seniore të shoqërisë më mirë se Vetëvendosje.
“Na i sillni kandidatë jashtë skenës politike që të jenë shprehje e unitet dhe të jenë të njohur me kontribut në shoqëri. Ka panumër të tillë sepse këto dy parti janë më të vjetra se ne. Figurat seniore në shoqërinë kosovare ata i njohin edhe më mirë se ne. Ka shumë profesorë në universitete, ka shumë njerëz të cilët kanë kontribuuar dhe kontribuojnë dhe kanë sakrifikuar për vendin tonë dhe s’mund të na thonë se dy partitë më të vjetra nuk mund të vijnë me tre emra”, tha Kurti sot para gazetarëve.