Zbardhet plagosja në Kurbin: Autori në kërkim, e pëson dhe mjeku roje që fshehu ngjarjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.04.2026, 12:21

Policia ka zbardhur dinamikën e plagosjes me armë zjarri të ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Gurëz të Kurbinit, ku mbeti i plagosur në këmbë 35-vjeçari Akil Tahiri nga Fushë-Kuqja.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të plagosurit dhe një shtetasi tjetër, i identifikuar si autori i dyshuar. Ky i fundit, 40 vjeç, është shpallur në kërkim nga policia, nën akuzat për “plagosje të rëndë me dashje” dhe “mbajtje pa leje të armëve”.

Në të njëjtën çështje është shpallur në kërkim edhe një 26-vjeçar, i cili dyshohet se ka shoqëruar të plagosurin drejt spitalit dhe më pas është larguar, duke braktisur automjetin, pa kallëzuar krimin.

Një tjetër element që rëndon situatën është edhe roli i mjekut roje në spitalin e Laçit. Sipas policisë, 35-vjeçari ka mbërritur rreth orës 10:20 i plagosur me armë zjarri, por mjeku nuk ka njoftuar autoritetet, duke e dërguar direkt për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë. Për këtë arsye, ndaj tij ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për “shpërdorim detyre”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit