Ndryshime në zinxhirin komandues të burgut të Fushë-Krujës, në krye vjen Ervis Dedej

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.04.2026, 11:35

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndërhyrë sërish në drejtimin e burgjeve në Fushë-Krujë dhe Durrës, duke bërë ndryshime në nivelet drejtuese.

Në IEVP Fushë-Krujë, Apostol Luca është larguar nga posti i drejtorit dhe në vend të tij është vendosur Ervis Dedej, pjesë e sistemit prej vitesh. Edhe në strukturën e sigurisë ka lëvizje: Shef i Policisë është emëruar kryekomisar Fatjon Sadikaj, me një karrierë të gjatë në Policinë e Burgjeve.

Në Durrës, drejtimi i burgut i është besuar Serjan Mazrrekut, ndërsa në krye të Policisë së institucionit është vendosur kryekomisar Florian Masha, i ardhur nga radhët e Policisë së Shtetit.

Zyrtarisht flitet për “rritje standardesh” dhe “forcim kontrolli”, por në thelb mbetet një tjetër riorganizim në një sistem që prej kohësh lëviz më shumë në letra sesa në rezultate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit