Forcat Operacionale kanë zhvilluar një aksion të befasishëm gjatë ditës së sotme në paraburgimin e Vlorës, ku janë kryer kontrolle të imtësishme brenda ambienteve të institucionit të vuajtjes së dënimit.
Mësohet se efektivët e Forcave Operacionale, së bashku me përfaqësues të DAPI-t, kanë mbërritur rreth 20 minuta para fillimit të kontrollit dhe kanë nisur verifikimet në disa sektorë të paraburgimit. Operacioni është fokusuar në kontrollin e qelive dhe ambienteve të përbashkëta.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi rezultatet e aksionit apo nëse janë sekuestruar sende të paligjshme. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar në vijim për të sqaruar më shumë mbi qëllimin dhe gjetjet e këtij operacioni.