Dy raste të dyshuara mashtrimi janë denoncuar nga qytetarë, të cilët paralajmërojnë për mesazhe të rreme që qarkullojnë në telefon. Në rastin e parë, një mesazh i dërguar nga një adresë e panjohur pretendon se vjen nga “autoritetet vendase”, duke njoftuar për një gjobë trafiku të papaguar dhe duke kërkuar pagesë të menjëhershme përmes një linku të dyshimtë. Qytetari thekson se forma e komunikimit dhe adresa e dërguesit ngrenë dyshime të forta për mashtrim.

Ndërkohë, në një rast të dytë, një tjetër mesazh i dërguar në emër të “Vodafone” njofton për pikë që skadojnë dhe u kërkon përdoruesve të klikojnë në një link për të përfituar dhurata si pajisje elektronike. Sipas denoncimit, pasi qytetarët ndjekin hapat, u kërkohen të dhëna të ndjeshme si numri i kartës bankare, çka përforcon dyshimet për një skemë mashtrimi online.
