Mbeturinat pushtojnë zonën e Oxhakut, asnjë masë nga bashkia

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 25.04.2026, 09:52

Një situatë shqetësuese e ndotjes urbane është denoncuar nga një qytetar në zonën e njohur si Oxhaku në Tiranë, pranë pallatit 432. Sipas tij, mbeturinat janë grumbulluar në hyrje të një klinike dentare dhe poshtë dritareve të banesave, duke krijuar një ambient të papastër dhe problematik për banorët.

Siç shihet edhe në foto, sasi të mëdha plehrash janë hedhur jashtë koshave, duke u shpërndarë në trotuar dhe rrugë. Prania e mbetjeve të ndryshme, përfshirë materiale plastike dhe inerte, jo vetëm që ndot zonën, por rrezikon edhe shëndetin e komunitetit përreth.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia Tiranë për pastrimin e zonës dhe marrjen e masave për të parandaluar përsëritjen e situatave të tilla. Ata theksojnë se kjo problematikë është e vazhdueshme dhe kërkon zgjidhje afatgjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit