Kryeministri izraelit Netanyahu diagnostikohet me kancer!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.04.2026, 21:57

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi këtë të premte se i është nënshtruar trajtimit për kancerin e prostatës.

Netanyahu, sqaroi se publikimi i raportit të tij shëndetësor u shty për rreth dy muaj, me qëllim që informacioni të mos përdorej për propagandë nga Irani.

Ky raport zbulon për herë të parë diagnozën e tij me kancer.

Në dhjetor 2024, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për zmadhimin e prostatës, e cila u bë publike në atë kohë nga Zyra e Kryeministrit. Gjatë kontrolleve pas operacionit, mjekët zbuluan një tumor malinj në prostatë, me përmasa më të vogla se një centimetër.

Sipas mjekëve, tumori është identifikuar në fazë të hershme dhe nuk ka shenja përhapjeje. Të gjitha analizat e tjera kanë konfirmuar se nuk ka metastaza.

Netanyahu deklaroi se trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe tumori është zhdukur plotësisht.

“Falë Zotit, jam mirë. Pata një problem të vogël me prostatën, i cili u trajtua plotësisht,” u shpreh ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit