Qeni antidrogë i fundosi, arrestohen babë e birë në Greqi

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.04.2026, 19:43

Dy shtetas shqiptarë, babë e bir, janë arrestuar ditën e sotme në Selanik të Greqisë, të dyshuar për përfshirje në trafik droge në ambientet e lokalit që administronin.

Sipas mediave dhe autoriteteve greke, aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në kafenenë e tyre, e cila dyshohet se përdorej si pikë për shitjen e kokainës. Të ndaluarit, të moshave 60 dhe 33 vjeç, përballen me akuza për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe pritet të dalin përpara prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

Policia bën me dije se gjatë një kontrolli në lokal u zbuluan 10 pako me kokainë, me peshë totale 10.49 gramë, të fshehura në një hapësirë të improvizuar në mur dhe të maskuara me një pllakë.

Më pas, kontrolli u shtri edhe në banesën e tyre, në prani të një oficeri gjyqësor dhe me ndihmën e një qeni të specializuar, ku u gjetën edhe tre doza të tjera me kokainë, me peshë 2.95 gramë, sipas raportimit të Protothema.

Gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 1,320 euro cash, dy telefona celularë dhe një shufër metalike e palosshme, të cilat dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit