Menjëherë pas kësaj, në media qarkulloi informacioni se autori i dyshuar ishte një 35-vjeçar me inicialet E.N. Sipas raportimeve, ai përshkruhej si një ish-student i shkëlqyer në mjekësi, i cili më pas kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Madje, u raportua edhe se ai ishte arrestuar.
Por sot, pranë redaksisë së JOQ Albania ka mbërritur një reagim nga një familjar i 35-vjeçarit, i cili kundërshton këto pretendime dhe i cilëson si të pavërteta.
Sipas tij, E.N nuk ka qenë kurrë student ekselent dhe as nuk ka studiuar për mjekësi. Ai mohon kategorikisht edhe pretendimet për probleme të shëndetit mendor, duke sqaruar se 35-vjeçari ka kaluar vetëm një periudhë ankthi pas humbjes së prindërve, për të cilën është trajtuar nga specialistë.
Sa i përket përfshirjes në ngjarje, familjari thekson se E.N nuk ka asnjë lidhje me rastin. Ai sqaron se 35-vjeçari është shoqëruar në komisariatin e Lushnjës vetëm për t’u marrë në pyetje, për shkak se frekuenton shpesh varrin e nënës së tij. Pas dhënies së dëshmisë, ai është lënë i lirë dhe nuk është mbajtur në ambientet e policisë.
Në përfundim, familjari nënvizon se të gjitha informacionet e publikuara deri më tani në media janë të pasakta dhe kërkon që e vërteta të pasqyrohet drejt.
Mesazhi i plotë i familjarit:
Pershendetje, a mund ta postoni pak ju lutem.
Jam vellai i personit te permendur padrejtesisht ne lajmet qe po qarkullojne per hapjen e varrit ne Lushnje.
Po ju shkruaj sepse po lexoj kudo neper portale dhe lajme shume informacione te rreme, pa asnje lloj burimi serioz. Per kete arsye po ju jap disa sqarime te sakta dhe ju kerkoj me mirekuptim dhe pergjegjesi qe, nese e publikoni kete reagim, te ruani privatesine time: pa emer, pa mbiemer, pa foto dhe pa te dhena personale.
Personi ne fjale, E.N, nuk ka asnje lidhje me kete ngjarje. Nuk ka asnje prove, asnje fakt dhe asnje vendim nga organet kompetente qe e lidh ate me demtimin e varrit. Ai nuk eshte autor i kesaj ngjarjeje dhe eshte padrejtesi e madhe qe po paraqitet si fajtor ne publik, pa asnje baze.
Dua te sqaroj qarte disa gjera qe jane thene dhe shkruar ne menyre te pavertete:
E.N nuk ka qene asnjehere student ekselent dhe aq me pak student mjekesie. Kjo eshte plotesisht e pavertete dhe nuk e dime nga eshte sajuar.
Ai nuk vuan nga semundje mendore. Ka kaluar periudha te veshtira ne jete, me ankth, trishtim dhe deshperim te thelle per shkak te humbjes se prinderve, gje qe mund t’i ndodhe cdokujt. Per keto veshtiresi emocionale eshte trajtuar nga profesioniste dhe aktualisht gezon gjendje te mire psikologjike e fizike. Pervec dhimbjes krejtesisht njerezore per humbjen e prinderve, nuk ka asgje tjeter qe justifikon shpifjet dhe etiketimet qe po i behen. Nuk mund te vuloset nje njeri si "i semure mendor" thjesht sepse ne nje periudhe te jetes ka kaluar depresion apo crregullime ankthi.
Ai nuk eshte arrestuar nga policia. Eshte thirrur vetem per t’u pyetur dhe ka qene ne shtepi rreth ores 17:00 te se njejtes dite. Nderkohe ne media , konkretisht ne emisionin Opinion eshte deklaruar ne menyre krejtesisht te pavertete se ndodhej ende ne komisariat. Kjo nuk eshte e vertete.
Nuk eshte e vertete qe eshte gjetur me lopate ne dore. Policia i ka shkuar ne banese dhe e ka thirrur per te dhene deklarim. Ka deklaruar dhe me pas eshte larguar ne shtepi i lire dhe i pafajshem.
Nuk eshte e vertete qe ai e ka pranuar veprimin apo qe ka thene se e ka kryer, por nuk di pse. Kjo eshte absolutisht shpifje. Ai ka deklaruar se nuk ka asnje dijeni dhe asnje lidhje me kete ceshtje, dhe kjo eshte e verteta e vetme.
Arsyeja pse emri i tij mund te jete permendur si person qe mund te kete dijeni, eshte sepse ai ka shkuar shpesh ne varreza, te varri i nenes dhe te afermve te tij te varrosur aty. Kjo eshte krejtesisht njerezore, normale dhe e drejta e tij. Madje, ai ka pasur edhe konflikte me punonjesit e varrezave para disa kohesh, sepse ka pretenduar se i ishte marre dicka me vlere sentimentale nga varri i nenes. Ndoshta eshte konfliktuar pa te drejte ne ate moment, por kjo eshte e vetmja gje qe e lidh me ate vend dhe jo me kete veper penale.
Pra, ai nuk eshte shoqeruar sepse ka lidhje me ngjarjen, por vetem sepse eshte pyetur si person qe mund te kete dijeni. Dhe megjithate, mediat dhe portalet e kane shpallur fajtor pa asnje prove, duke publikuar emer, mbiemer dhe duke shpikur detaje nga jeta e tij private, shendeti i tij dhe e kaluara e tij.
Ky publikim ka cenuar rende dinjitetin, privatesine, reputacionin dhe te drejtat themelore te individit. Eshte e papranueshme qe nje person te fajesohet publikisht per nje veper qe nuk e ka kryer, t’i publikohet emri i plote dhe te perhapen te dhena sensitive shendetesore dhe personale pa asnje kujdes dhe pa asnje burim serioz.
Si familjare, jemi te prekur thellesisht nga menyra se si po trajtohet kjo ceshtje ne media dhe ne portale. Kjo qe po ndodh eshte nje demtim i rende njerezor dhe moral, sidomos kur behet fjale per nje person qe nuk ka asnje lidhje me ngjarjen dhe qe po perflitet padrejtesisht vetem per klikime dhe sensacion.
Ju lutem, nese vendosni ta publikoni kete reagim, ruani privatesine e tij dhe timen. Mos publikoni emer, mbiemer, fotografi apo detaje personale. Perdorimi i inicialeve eshte minimumi i etikes dhe profesionalizmit ne nje rast te tille.
Kerkojme vetem respekt per te verteten, per privatesine dhe per dinjitetin njerezor.
Faleminderit per mirekuptimin.