Korçari i shqetësuar: Mësonjëtorja e Parë Shqipe mbështet LGBT

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.04.2026, 15:18

Një prind në Korçë ka shprehur shqetësim për një poster të vendosur brenda ambienteve të një shkolle 9-vjeçare, duke pretenduar se ai përcjell mesazhe në mbështetje të komunitetit LGBT. Sipas tij, përmbajtja nuk është e përshtatshme për moshën e nxënësve dhe kërkon vëmendje nga institucionet përkatëse.

Në reagimin e tij, prindi i është drejtuar JOQ duke kërkuar më shumë transparencë nga drejtuesit e shkollës dhe autoritetet arsimore. Ai u bën thirrje edhe prindërve të tjerë të angazhohen dhe të kërkojnë sqarime mbi arsyen e vendosjes së këtij materiali në një ambient edukativ për fëmijë.

“Përshëndetje JOQ! Poster për mbështetje të komunitetit LGBT në shkollën 9-vjeçare ‘Mësonjëtorja e Parë Shqipe’ në Korçë”, shkruan qytetari, duke ngritur shqetësimin e tij për përmbajtjen e materialit të afishuar në ambientet e shkollës.

Deri në këtë moment nuk ka pasur një qëndrim zyrtar nga institucioni arsimor apo strukturat përgjegjëse. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim apo sqarim për këtë çështje në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit