Kundër ndërtimit të Bashkim Ulajt, banorët e Rrjollit nesër në protestë kombëtare

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.04.2026, 14:58

Banorët e Rrjollit do të dalin nesër në një protestë kombëtare në orën 10:00, duke ngritur zërin kundër një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pronave dhe jetesës së tyre.

Prej kohësh, kjo zonë është kthyer në epiqendër të një përplasjeje të fortë mes komunitetit lokal dhe interesave për zhvillim, ku banorëve po u cënohen të drejtat mbi tokat dhe pasuritë e tyre. Ata akuzojnë për mungesë transparence, presion dhe vendimmarrje të njëanshme që favorizon oligarkun Bashkim Ulaj, në kurriz të qytetarëve të thjeshtë.

Protesta e nesërme pritet të mbledhë jo vetëm banorë të zonës, por edhe qytetarë nga pjesë të tjera të vendit, duke e kthyer këtë reagim në një kauzë më të gjerë kundër mënyrës sesi menaxhohen pronat dhe zhvillimi në Shqipëri.

Kjo protestë vjen në një moment kur tensionet janë rritur ndjeshëm dhe besimi ndaj institucioneve është lëkundur. Banorët kërkojnë përgjigje të qarta, transparencë dhe mbi të gjitha, respektim të së drejtës së pronës.

Nesër në orën 10:00, sytë do të jenë nga Rrjolli, aty ku një komunitet po përpiqet të mbrojë atë që e konsideron të vetën, përballë një sistemi që, sipas tyre, po i injoron.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit