Dosja Balluku! Gentian Gjyli në SPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.04.2026, 12:26

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Gentian Gjyli, është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), i shoqëruar nga avokati i tij. Burime bëjnë me dije se paraqitja e tij lidhet me hetimet në vijim për procedurat e tenderimit gjatë kohës që ai ka qenë në detyrë.

Gjyli akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa hetimet synojnë të verifikojnë nëse janë favorizuar subjekte të caktuara. Kujtojmë se ai mori drejtimin e ARRSH pas largimit të Evis Berberi, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, nën akuzat për korrupsion dhe pastrim parash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit