DASH falënderon Kosovën: Vendim i rëndësishëm shpallja e IRGC-së iraniane organizatë terroriste

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.04.2026, 12:01

Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes Zyrës kundër Terrorizmit, ka shprehur mirënjohje të lartë për vendimin e institucioneve të Kosovës për të shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terroriste.

Në një reagim zyrtar, DASH theksoi rëndësinë e këtij hapi në luftën globale kundër terrorizmit.

“Ne e falënderojmë Kosovën për qëndrimin kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si një organizatë terroriste”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Ky falënderim vjen pasi Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 20 prill në Prishtinë, mori vendimin zyrtar për ta futur këtë organizatë iraniane në listën e grupeve terroriste.

Sipas Kryeministrit Albin Kurti, ky vendim tregon përkushtimin e Kosovës për sigurinë ndërkombëtare.

“Përmes këtij vendimi, Kosova e forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut”, kishte deklaruar Kurti, duke shtuar se ky është një rreshtim i qartë krah aleatëve strategjikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit