Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 35-vjeçari

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 24.04.2026, 11:48

Një 35-vjeçar nga Kurbini ka mbetur i plagosur me armë zjarri dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burime paraprake bëjnë me dije se ai ka marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa autoritetet policore janë vënë menjëherë në lëvizje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Sipas burimeve plagosur është Akil Tahiri, banues në Fushë-Kuqe.

Deri më tani nuk ka informacion të saktë mbi vendin ku ka ndodhur plagosja apo motivet që çuan në këtë incident. Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit