Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Kombinatit, pranë Komisariatit nr. 6 në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë në vend nga plagët e marra. Viktima është identifikuar si 61-vjeçari Ylmi Dedja.
Ndërkohë, në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti fatal, ndërsa mbetemi në pritje të një reagimi nga policia për zbardhjen e plotë të ngjarjes.