Një zonje i ka rënë portofoli pranë kryqëzimit të Brrylit, teksa po ecte në zonë, ndërsa momenti është fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë të bizneseve përreth. Në pamje duket një burrë me motor që ndalon, e merr portofolin dhe largohet.
Ajo bën me dije se brenda portofolit ndodheshin dokumente të rëndësishme personale, si dhe një shumë parash, por thekson se për të kanë më shumë rëndësi dokumentet. Pamjet filmike, mund të ndihmojnë në identifikimin e personit që e ka marrë portofolin.
“Përshëndetje JOQ! Pranë kryqëzimit të Brrylit më ka rënë portofoli teksa po ecja. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve përreth, një burrë me motor e ka marrë dhe e ka futur në xhep I lutem të më kthejë dokumentet", shkruan qytetarja për JOQ.
Zonja i bën thirrje publike personit në fjalë që të kthejë të paktën dokumentet.
Përditësim: Zonja ka komunikuar me personin që mori portofolin, i cili i ka dorëzuar portofolin së bashku me dokumentet.
