Djegia e pallatit “Arlis”, Prokuroria e Tiranës pyet 5 fëmijët! Ndërtuesi shijon jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 24.04.2026, 10:02

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë duke hedhur mbeturina në një karrocë, e cila dyshohet si vatra fillestare e zjarrit që përfshiu një pallat shumëkatësh pranë QSUT. Fëmijët, banorë të kompleksit, janë marrë në pyetje në prani të prindërve dhe psikologëve, ku kanë deklaruar se nuk kanë vepruar me qëllim dhe se pranë karrocës kishin parë një objekt të djegshëm, ndërsa mbeturinat ndodheshin afër një kondicioneri.

Sipas burimeve hetimore, prokurori i çështjes ka urdhëruar kryerjen e veprimeve të mëtejshme në vendngjarje, përfshirë ekspertiza shtesë dhe marrjen në pyetje të personave të tjerë që mund të kenë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë, akt-ekspertimi shkencor ende nuk ka përfunduar, çka lë të hapur përcaktimin përfundimtar të shkakut të zjarrit dhe përgjegjësive konkrete.

Ngjarja ndodhi më 14 prill te pallati Arlis me ndërtues Armand Lilon. Pas ngjarjes policia arrestoi katër shtetas, Razie Sula, Agron Cara, Enver Ademi dhe Altin Furtuna të dyshuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes nga zjarri. Gjykata penale ka vendosur ndaj tyre masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në favor të tyre kanë shërbyer pamjet filmike të sekuestruara, të cilat tregojnë se fasada e pallatit është përfshirë nga flakët brenda pak sekondash, duke çuar në djegien e 71 banesave. Ndërkohë ndërtuesi Armand Lilo shijon i lirë jetën në arrati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit