E frikshme: Gruaja sulmohet nga qindra bletë, shpëton pas mbi 200 pickimesh

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24.04.2026, 00:41

Një incident i rëndë është regjistruar në qytetin Culiacán në Meksikë, ku një grua 59-vjeçare është sulmuar nga një tufë e madhe bletësh afrikane.

Pamjet tregojnë momentin kur ajo rrethohet nga një numër i madh bletësh teksa ndodhej në rrugë. Për të përballuar situatën, gruaja është kapur pas një shtylle dhe ka qëndruar në këmbë, ndërsa insektet i mbuluan pjesën më të madhe të trupit.

Sipas raportimeve, ajo ka marrë mbi 200 pickime, por ka arritur të qëndrojë në këmbë deri në mbërritjen e ndihmës.

Në vendngjarje ndërhynë ekipet e emergjencës dhe Ushtria Meksikane, të cilët përdorën mjete speciale për të shpërndarë tufën dhe për të nxjerrë gruan nga rreziku.

Bletët afrikane njihen për agresivitetin e tyre dhe reagojnë në grup kur ndihen të kërcënuara, çka i bën sulmet e tilla veçanërisht të rrezikshme.

Gruaja është transportuar në spital dhe, sipas raportimeve paraprake, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit