Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Rrogozhinë–Tiranë, në afërsi të fshatit Gosë, ku një këmbësor ka humbur jetën.
Sipas dëshmive të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania nga persona në vendngjarje, viktima dyshohet se është përplasur nga një ose më shumë automjete, ndërsa rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se bëhet fjalë për një shtetas mashkull, identiteti dhe mosha e të cilit nuk dihen ende.
Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa pritet mbërritja e ambulancës dhe policisë për të bërë verifikimet dhe për të hedhur dritë mbi dinamikën e aksidentit.