Bënte dush pa hequr lentet e kontaktit, 20-vjeçarja humb plotësisht shikimin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.04.2026, 19:56

Një rast tronditës ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 20-vjeçare ka humbur plotësisht shikimin brenda pak ditësh për shkak të një zakoni që shumë njerëz e konsiderojnë të padëmshëm.

E reja kishte zakon të bënte dush pa hequr lentet e kontaktit. Pas një periudhe, ajo nisi të ndjente dhimbje të forta dhe irritim në sy, ndërsa shikimi iu përkeqësua me shpejtësi deri në verbim të plotë brenda një jave.

Mjekët zbuluan se shkaku ishte një infeksion i rrallë i quajtur Acanthamoeba keratitis, i shkaktuar nga mikroorganizma që gjenden në ujë. Këta organizma mund të dëmtojnë rëndë kornenë e syrit.

Sipas specialistëve, lentet e kontaktit krijojnë kushte ideale për infeksionin, pasi mbajnë lagështinë dhe “mbyllin” bakteret brenda syrit, duke e përkeqësuar situatën shumë shpejt.

Mjekët japin një paralajmërim të qartë: lentet duhet të hiqen para dushit, notit apo gjumit. Në të kundërt, rreziku për dëmtime serioze të shikimit është real dhe mund të ketë pasoja të pakthyeshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit