Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.04.2026, 17:22
Një qytetar ka bërë apel publik për ndihmë urgjente në sigurimin e gjakut për nënën e tij, e cila ndodhet e shtruar në spitalin e Shkodrës.
Sipas tij, nëna do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale ditën e hënë në zorrën e trashë, ndërsa gjendja e saj është e rënduar për shkak të një hemorragjie që nuk po ndalet. Familjarët bëjnë me dije se operacioni nuk mund të kryhet pa u siguruar më parë gjaku i nevojshëm.
Apeli është urgjent, pasi spitali ka bërë të ditur se nuk ka gjak në dispozicion dhe familjes i është lënë një afat shumë i shkurtër për ta siguruar atë.
Familjarët theksojnë se nuk ka rëndësi grupi i gjakut, pasi çdo dhurim është i vlefshëm dhe mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientes.
Të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në numrin: 067 672 6188.
Çdo ndihmë është jetike. 🙏
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR