Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania duke ngritur një shqetësim i cili po ndodh gjithmon e më shpesh në kryeqytet.
Mbrëmë rreth orës 01:45, në zonën e Komunës së Parisit, në biznesin e tij, konkretisht në një dyqan lulesh pasi ka thyer me forcë derën e dyqanit është futur një hajdut.
Sipas pamjeve të mbërritur në redaksi, një person ende i paidentifikuar ka thyer derën e subjektit tregtar dhe ka hyrë brenda ambienteve duke marrë një shumë parash prej rreth 300 mijë lekësh.
Pas veprimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht nuk ka të dhëna për identitetin e tij. Ngjarja është bërë publike nga vetë qytetarët, të cilët kërkojnë zbardhjen e rastit dhe identifikimin e autorit.