Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.04.2026, 16:04
Organizata Kombëtare e Barnave (EOF) u ka bërë thirrje konsumatorëve të mos përdorin dhe të tërheqin menjëherë nga tregu një produkt për humbje peshe, të njohur si kapsulat “4S”. Sipas njoftimit, produkti përmban substanca të padeklaruara në etiketë, përfshirë sibutraminë dhe fenolftaleinë, të cilat janë identifikuar si të rrezikshme për shëndetin nga autoritetet gjermane.
Sibutramina është tërhequr nga tregu europian që në vitin 2010 për shkak të rreziqeve serioze, ndërsa fenolftaleina konsiderohet substancë potencialisht kancerogjene dhe e ndaluar për përdorim në medikamente. Paralelisht, EOF ka ndaluar edhe shpërndarjen dhe shitjen e dy suplementeve dietike “YAVA LABS FAT BURNER BLUEBERRY” dhe “YAVA LABS FAT BURNER COLA”, të prodhuara nga kompania YAVA NUTRITION.
Sipas autoriteteve, këto produkte përmbajnë nivele të larta të kafeinës dhe çajit jeshil, pa përfshirë informacionin e detyrueshëm për praninë e epigallocatechin, siç kërkohet nga rregulloret europiane. Vendimi është marrë si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit publik, ndërsa qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes ndaj produkteve për dobësim që tregtohen pa kontroll të rreptë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR