Shqiptarët akses më të lartë në internet, por të fundit për aftësitë digjitale

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.04.2026, 15:02

Një publikim i fundit i Eurostat mbi digjitalizimin në Europë tregon se Shqipëria renditet e fundit për aftësitë bazë digjitale. Sipas të dhënave të vitit 2023, vetëm 25% e meshkujve dhe 22% e femrave në vend zotërojnë të paktën një aftësi bazë digjitale, shumë më poshtë se mesatarja europiane prej 57% dhe 54%. Në rajon, performancë më të mirë kanë Mali i Zi dhe Serbia, ndërsa për Kosovën nuk ka të dhëna.

Raporti thekson se treguesi i aftësive dixhitale përfshin fusha si menaxhimi i informacionit, komunikimi, krijimi i përmbajtjes, siguria dhe zgjidhja e problemeve, në përputhje me kornizën DigComp 2.0. Në nivel të Bashkimit Europian, rreth 56% e personave të moshës 16-74 vjeç kanë aftësi bazë digjitale, ende larg objektivit për vitin 2030. Vendet me performancën më të lartë janë Holanda dhe Finlanda, ndërsa më të ulëtat janë Rumania dhe Bullgaria.

Megjithatë, ndonëse shqiptarët kanë nivele të ulëta aftësish digjitale, vendi renditet ndër të parët në Europë për akses në internet, me mbi 99% të familjeve të lidhura. Po ashtu, përdorimi i shërbimeve online është i lartë, ku rreth 70% e qytetarëve ndërveprojnë me institucionet publike përmes internetit, duke tejkaluar mesataren e Bashkimit Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit