Avokati i Fatos Gosës: Ju kanë kërcënuar gjatë ushtrimit të detyrës?
Ish-zv drejtori i Policisë në Elbasan, Krenar Guçe: Gjatë kryerjes së detyrës, më ka thirrur ish-drejtori i Përgjithshëm G.N dhe jam vënë në dijeni se persona të caktuar kanë pasur qëllime dashakeqe ndaj meje, kanë pasur foton time në telefon dhe për këtë arsye unë kam pasur mbrojtje nga shteti për 2 vite. Në 5 nëntor 2021 kam pësuar një akaident, theva këmben. Qëndrova 6 muaj me raport.
Nuk më është dhënë shpjegim se kur ishte bërë kërcënimi. Fotoja ime ishte gjetur tek telefoni i Nuredin Dumanit.
Shteti shqiptar më ka dhënë mbrojtje.
Avokati: (Pasi lexon një procesverbal të kqyrjes së hyrjes në Shqipëri nga Rinasi dhe vajtjes në një hotel të H.B.Ç. në dhjetor 2019) Përse nuk i keni referuar prokurorit emrin e personit që keni kqyrur lëvizjet, Hajdar Bako Çopja?
Krenar Guçe: Procesverbali është i qartë. Ka qenë sekret hetimor. Po ta shikoni në dosje, do ta gjeni edhe procesverbalin që ia kam referuar prokurorit.
Avokati: A keni bërë ndonjherë kontrolle për Talo Çelën në shtëpinë e Fatos Gosës.
Guçe: Nuk më kujtohet nëse kemi bërë kërkime për shtetasin Talo Çela në shtëpinë e Fatos Gosës.
Avoakti i Altin Ndocit: Si e identifikuat personin që shoqëroi Bakon?
Guçe: E identifikuam përmes targave të makinës. Ka qenë një makinë “Alfa Romeo”. Pronari ishte Armir Stafa.
Avokati: A keni mbajtur procesverbal për këtë moment?
Guçe: Nuk më kujtohet.
Avokati: Kë keni vënë në dijeni?
Guçe: Eprorin tim, Leonard Palushi.