U ekzekutua në Suedi, trupi i pajetë i Mateos mbërrin në Fier

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.04.2026, 12:02

Trupi i 21-vjeçarit shqiptar, Mateo Llupi, i cili humbi jetën tragjikisht më 14 prill në Helsingborg të Suedisë, është kthyer në Shqipëri. I riu, me origjinë nga Fieri dhe prej vitesh banues në Suedi, do të përcillet për në banesën e fundit ditën e premte, ndërsa familjarët kanë hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës, kur Mateo u qëllua me armë zjarri në një parking pranë një ndërtese. Gjatë sulmit mbeti e plagosur edhe një vajzë rreth 25 vjeçe që ndodhej me të. Ajo iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale dhe ndodhet në gjendje serioze, por të stabilizuar, nën mbikëqyrje

Në lidhje me krimin, policia suedeze ka arrestuar një person, megjithatë autoritetet sqarojnë se ai nuk dyshohet të jetë autori i drejtpërdrejtë i vrasjes. Prokurori Anders Svensson ka theksuar se hetimet vijojnë me intensitet të lartë dhe se çështja mbetet ende e hapur.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, në vendngjarje janë gjetur prova që lidhen me një automjet, ndërsa dëshmitarë okularë kanë deklaruar se një furgon gri u largua me shpejtësi menjëherë pas të shtënave, duke ngritur dyshime për përfshirjen e më shumë se një personi.

Po ashtu, burime mediatike bëjnë me dije se viktima ishte i njohur për policinë dhe dyshohet të ketë pasur lidhje me rrjete kriminale në zonën e Helsingborgut. Një nga pistat kryesore të hetimit mbetet ajo e konflikteve mes grupeve të drogës.

Ndërkohë, autoritetet suedeze vijojnë punën për të hedhur dritë të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit