Fatihu, drejtori në Elbasan që u mori bukën nga dora nxënësve dhe e hodhi me shkelm

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.04.2026, 11:14

Personi në foto është drejtori i shkollës private Maarif Elbasan Campus, Fatih Konuksever, i cili u bë pjesë e një skandali që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve nga JOQ Albania. Në video, ai shihet teksa u merr ushqimin disa nxënësve pranë portës hyrëse të shkollës dhe më pas e godet me shkelm, duke e hedhur në tokë dhe përtej murit të institucionit.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta, ndërsa nxënës të shumtë denoncuan se kjo sjellje nuk ishte rast i izoluar. Sipas tyre, drejtori përsërit të njëjtin veprim sa herë që ata porosisin ushqim nga jashtë, duke i detyruar në këtë mënyrë të konsumojnë ushqimin e mensës së shkollës, i cili ofrohet kundrejt pagesës. Këto pretendime ngritën shqetësime serioze mbi presionin dhe klimën e frikës që, sipas nxënësve, ekziston brenda ambientit shkollor.

Ky veprim hap debatin mbi standardet e etikës dhe sigurisë në institucionet arsimore private. Sjellje të tilla janë konsideruar të papranueshme, jo vetëm për mënyrën e trajtimit të nxënësve, por edhe për mesazhin negativ që përcjellin. Deri më tani, publiku pret ende një reagim të qartë nga drejtoria e shkollës dhe institucionet përgjegjëse lidhur me këtë skandal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit