Dizeli bie për vetëm një cent

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.04.2026, 09:37

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 23 prill 2026, në përputhje me vendimin e marrë më 5 prill 2026.

Sipas njoftimit të MINT-it çmimi i naftës ka rënë për 1 cent. Ndërsa benzina ka mbetur me çmimin e njëjtë sa ishte dhe një ditë më parë.

Sipas këtij vendimi, çmimet maksimale janë përcaktuar si më poshtë:

Nafta (dizel) do të shitet deri në 1.64 euro për një litër.

Benzina deri në 1.39 euro për një litër dhe gazi deri në 0.87 euro për një litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 e mëngjesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit